Qeveria miratoi buxhetin mes flakadanëve dhe zjarrit, reagon Rama: Futën fjalorin e rrugës në politikë! Kanë prekur fundin

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka komentuar seancën e sotme plenare, ku u miratua në parim mes tymit të flakadanëve dhe zjarrit, buxheti për vitin 2024.

Në një reagim në “X”, kreu i qeverisë ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të opozitës, për të cilët është shprehur se sipas tij, “futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve”.

“Tanimë kanë prekur fundin”, shprehet ai ndër të tjera.

Reagimi i Edi Ramës

I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.

Zjarr Tv Ad