Garda bllokoi gazetarët për të intervistuar deputetët, Bardhi: Tregon degradimin e regjimit të Ramës.

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit të opozitës, Gament Bardhi, ka reaguar ashpër pasi Garda e Republikës bllokoi sot (9 nëntor) gazetarët në fillim të sencës plenare t’u afroheshin deputetëve për t’i marrë në intervistë, duke e cilësuar si të paparanueshëm.

Në një reagim në “X”, Bardhi shprehet se ky është sipas tij “treguesi më domethënës i degradimit të regjimit të Edi Ramës”.

Ndërsa ka dënuar aktin e paprecedentë të sulmit ndaj gazetarëve, ai theksoi se “nuk ka Gardë e Polici që mund të mbajë në këmbë një regjim të kalbur nga krimi dhe korrupsioni.

Reagimi i plotë:

Bllokimi i Gardës së Republikës fillimisht ndaj opozitës dhe sot ndaj medias e gazetarëve në krye të detyrës është jo thjesht i papranueshëm, por treguesi më domethënës i degradimit të regjimit të Edi Ramës. Duke dënuar aktin e sotëm të paprecedentë të sulmit ndaj gazetarëve, siguroj që nuk ka Gardë e Polici që mund të mbajë në këmbë një regjim të kalbur nga krimi dhe korrupsioni.

Zjarr Tv Ad