Gazetarin britanik, Mark Steyn e kanë shqetësuar festimet e shqiptarëve në Londër për Pavarësinë dhe ditën e çlirimit. Ai është shfaqur i zemëruar në emisionin e tij, ku hyrjen ia ka kushtuar “pushtimit” siç shprehet ai të Londrës Qendrore.
“Sipas Home Office, e unë mendoj se nuk janë vlerat e sakta, 2% e meshkujve shqiptarë janë në Angli sepse mesa duket nuk ka mjaftueshëm shqiptarë. Edhe nëse janë punësuar si figurantë në filmin e Liam Nelson në “Taken 27”.
Sipas të dhënave, këta raportohet se janë refugjatë që kanë ikur nga sytë-këmbët nga vendi i tyre me asgjë tjetër veç rrobave në trup. Nuk do bënin përshtypje nga ajo që u pa në qendër të Londrës mbrëmë.
Këta po ngisnin ‘Mercedes’, ja shikojeni. Meqë ra fjala ky është flamuri shqiptar se do e shihni shumë shpesh. Ja dhe Policia i ndihmon dhe i mbyll urat. Ja edhe po udhëtojnë me ‘Porche’. Po i përdorin për të bërë drifte. Është qejf, ta bësh në ‘Lamborgini’”, shprehet ai.