Gazetari Dervishi denoncon një tjetër premtim të pambajtur të qeverisë Rama: Si nuk kanë frikë nga google?

0
370
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Lutfi Dervishi ka denoncuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ një tjetër premtim të pambajtur të qeverisë Rama.

Bëhet fjalë për rrugënqë lidh Korçën me Ersekën, konkretisht 35 km që kanë kushtuar 72 milionë euro, të premtuara për tu mbaruar para tetorit 2022.

Një premtim i shtyrë ky për në qershor të këtij viti, por i dështuar sërish.

Dervishi rikujton statusin e kryeministrit në rrjete sociale teksa shkruante: ”Mirëmëngjes me një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit, aksin rrugor Korçë-Ersekë, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në qershor të këtij viti, ju uroj një të diel të bukur” si dhe fjalët e zëvendës kryeministres Balluku, e cila shprehej e kënaqur në terren, me ecurinë e punimeve në këtë aks, dhe theksonte se puna do finalizohej në qershor të këtij viti.

”Mirë njerëzit i marrin për budallenj, por si nuk kanë frikë nga google?” – pyet Dervishi.

Postimi i plotë:

Si nuk ngopen me rrena?!
Rruga Korçe-Erseke, 35 km që kushton rrumbullak 72 milionë euro, u premtua publikisht dhe solemnisht se do të mbaronte para afatit (para tetorit të 2022). Ky ishte premtim i ministrise.
Sot, ngaqë punohet pa pushim si të gjithë kantieret e hapura vijon puna në lotin e 2. Sot foli Kryeministri.
Me rrenat publike nuk ka më lot as per te qarë e as per te qeshur.
Sepse vetë KM para 6 muajsh premtoi se rruga do të mbaronte në qershorin e këtij viti.
“Mirëmëngjes me një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit, aksin rrugor Korçë-Ersekë, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në qershor të këtij viti, ju uroj një të diel të bukur.’- shkruante Kryeministri.
Mirë njerëzit i marrin për budallenj, por si nuk kanë frikë nga google?

Zjarr Tv Ad