Gazetari: I afërmi i zyrtarit të lartë shtetëror, aksioner në kazinonë ku punonte Joy Ayoko

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Eni Ferhati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se lidhja që i bëhet vdekjes së kenianes Joy Ayoko me politikën ka një arsye. Në kazinonë ku ka punuar ajo, është aksioner dhe një i afërm i një zyrtari të lartë shtetëror.

“Sidoqoftë, nuk mund të shkojmë aq larg sa të lidhim këtë ngjarje me një person i cili mund të jetë aksioner aty. Patjetër që në rast se hetimi mund të tregojë që veprimet nuk janë bërë ashtu si duhet, pra flas për vendngjarjen e parë si është vlerësuar, personat e parë që duhet të ishin pyetur, sepse në ngjarje të tilla çdo minutë është e vlefshme, jo më ditë edhe muaj që ne po flasim.

Në rast se zbulohet që pikërisht këto mosveprime apo veprime të caktuara, edhe ndërrimi i fjalëkalimit të telefonit të viktimës, të jetë bërë qëllimisht për lidhje të caktuara, qoftë edhe për këto politikanë që janë përmendur atëherë kjo e bën edhe më tragjike ngjarjen”, u shpreh Ferhati.

Joy Ayoko, u gjet e dhunuar barbarisht poshtë hostelit ku banonte më 13 gusht 2022. Ajo u shtrua në spitalin e Traumës dhe i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. 6 muaj pas ngjarjes së rëndë, ajo ndërroi jetë në Kenia.

Zjarr Tv Ad