Gazetari i “Der Spiegel” kishte vite që i shpikte artikujt, shkarkohet nga detyra

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazeta gjermane “Der Spiegel” tha se ka shkarkuar gazetarin e saj, Claas Relotius, i shpërblyer me disa çmime, pasi ka zbuluar se ai ka shpikur fakte për shumë artikuj, në vitet e fundit.

“E vërteta dhe gënjeshtra janë të ngatërruara në tekstet e tij”, tha “Der Spiegel”.

Disa prej rreth 60 artikujve që Relotius i ka shkruar qysh në vitin 2011, janë të saktë, por të tjerët janë “krejtësisht të shpikur ose të zbukuruar me citime të manipuluara ose fantazi”, tha gazeta.

Nga artikujt e fabrikuar, njëri ka të bëjë me një të burgosur të Guantanamos, ndërsa një tjetër me fëmijët e rrëmbyer nga grupi militant Shteti Islamik.

“Der Spiegel” tha se Relotius, 33-vjeç, e ka pranuar se i ka mashtruar lexuesit me rreth 14 artikuj.

 

Zjarr Tv Ad