Gazetari paralajmëron ndryshime të tjera në qeveri: Nëse “kërcasin” prangat e SPAK…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Muhamed Veliu ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama do të kryejë të tjera ndryshime në qeveri nëse SPAK “godet” sërish majtas.

Në një lidhje ‘live’ për emisionin “Top Story” në Top Channel, Veliu thekson se në rast se prangat “kërcasin” nga qeveria, atëherë Rama është i detyruar të kryejë ndryshime në qeveri.

Grida Duma: Do të ketë surpriza?

“Ju e njihni mirë Edi Ramën, ai kërkon të surprizojë gjithmonë, nuk përjashtohen ndryshime të tjera lidhen me faktorë jashtë PS, çfarë zhvillimesh do të prodhojë SPAK dhe sa do të faktohet, nëse do të ketë zhvillime nga SPAK, ndryshimet qeverisëse bëhen të pashmangshme për Kryeministrin Rama”, theksoi Veliu.

Vlen të kujtojmë që duke nisur nga kryebashkiakë socialistë, eksponentë të rëndësishëm të PS dhe duke përfunduar deri tek bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës kanë përfunduar në qelinë e burgut kurse të tjerët janë shpallur në kërkim (Zv.kryeministri Arben Ahmetaj) pas skandaleve dhe aferave korruptive të njëpasnjëshme që kanë përfshirë qeverinë Rama.

Zjarr Tv Ad