Gazetari shpërthen ndaj zyrtarëve të Policisë: Saimir Hoxhën sot e shpallët DËSHMOR, por për disa vite i refuzuat gradën dhe e degdisët në disa sektorë sepse kishte punuar për Topallin

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria shpalli ditën e sotme “Dëshmor të Atdheut” Saimir Hoxhën, nënkomisarin që u vra ditën e djeshme në krye të detyrës nga Aldi Rama në Lezhë.

Por gazetari Flamur Vezaj ka shpërthyer në akuza ndaj zyrtarëve të lartë të Policisë, për të ciliët thotë se nuk e respektuan të ndjerin sa ishte gjallë.

Ai thotë se po këta zyrtarë që sot e nderuan dhe e shpallën “Dëshmor”, për vite me radhë i refuzuan gradën dhe e degdisën në disa sektorë sepse kishte punuar me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Postimi i Flamur Vezaj:

Po si nuk keni turp!

E shpallet deshmore! Shume mire bete se u vra ne krye te detyres dhe kete e thote edhe ligji! Por si nuk e respektuat ligjin dhe te ndjerin e  shume te tjere si ai, kur ishin gjalle! Cfare hipokrizie! Nuk e kuptoje si nuk i vjen turp disa zyrtareve te larte te policise qe bejne homazhe  sot nderkohe qe jane po ata qe per disa vite ia refuzuan graden te ndjerit! Jo vetem qe ja refuzuan graden por e bene me njolle duke e degdisur ne disa sektor, vetem per kohen qe ka punuar me Topallin dhe e quanin te partise tjeter! Po sa punonjes te policise qe nuk kane njohje me zyrtare te policise e te partise i refuzonin graden me arsye qesharake prej vitesh! E kur bien deshmor, thoni, ishte i “ndershem e profesioniste”, e nderkohe nuk e gradonit se nuk ka lidhje e njohje me pushtetin! Pra nje Sa-i-mir bie deshmore ne luften kunder kanabisit dhe po te njejten dite nje Sa-i-mir tjeter fiton “pafajesi” nga drejtesia e re per akuzat e kultivimit te kanabisit!

#NgushellimeFamiljesDheKolegeveTeSaimirit#

#LavdiDeshmoreveDheRespektoniPolicetSaJaneGjalle#

 

Zjarr Tv Ad