Gazetarja e pyet për akuzën e Llallës, Alfred Peza e ironizon keq dhe s’mban dot të qeshurën në studio: E kupto ça niveli…?

0
207
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alfred Peza është pyetur lidhur me akuzën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, se për shpalljen e tij “non-grata” ka ndikuar një artikull i Pezës në Departamentin e Shtetit.

Por, zyrtari socialist ka thënë se akuzën e Llallës po e merr si kompliment dhe teksa e kanë zënë të qeshurat në studio, nuk ka kursyer as ironitë ndaj Llallës.

Gazetarja: Ka thënë që DASH ka marrë një shkrim tuajin dhe e ka shpallur “non-grata”

Alfred Peza: E kupto ça niveli? Dhe ky zotëria ka qenë prokuror i përgjithshëm i kësaj republike. Dhe thoni ju pastaj pse ishte e nevojshme reforma në drejtësi. Ishte një kompliment i madh për mua, dhe kur njeriu punon 30 vjet në media, e meriton një kompliment të tillë.

 

Zjarr Tv Ad