Gazetarja zbulon telefonatën me Adriatik Llallën: Më tha jam indifferent ndaj çdo…

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Anduena LLabani, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik LLalla me dy vite burg dhe arratisjen e tij jashtë vendit.

LLabani deklaroi se ka patur një komunikim telefonik me ish-kryeprokurorin, dhe se ai ka shfaqur indiferentizëm për ngjarjen dhe për komentet nga gazetarët dhe mediat.

I shkruajta sot zotit Llalla. Nuk më ka deklaruar vendin se ku është. Është treguar indiferent ndaj qëndrimeve të gazetarëve, politikanëve, medias. Më ka deklaruar se jam indiferent dhe i kam injoruar deklaratat.

Zoti Llala nuk ka pranuar të më deklarojë vendodhjen dhe a do të jetë azilant, nuk ka pranuar të komentojë vendimin ndaj tij.

Ai ka qenë deri diku diskret në qëndrimin e tij, por ka lënë të kuptohet që beteja ligjore nuk ka përfunduar.

Nëse do të dëgjojmë për kërkesën e azilit, nuk është treguar naiv, nëse nuk ka përgatitur edhe ai dosjen e tij, tha LLabani.

Zjarr Tv Ad