Gazment Bardhi njofton Kuvendin, rikthen Bylykbashin në Grupin Parlamentar të PD

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dorëzuar një dokument kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ku njofton për rikthimin e Oerd Bylykbashin në grupin parlamentar.

Në shkresën drejtuar Kuvendit thuhet se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD është vendosur revokimi vendimit të 15 janarit dhe rikthimin e Bylykbashit.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ju njoftoj se në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD të datës 19.09.2023, është vendosur revokimi i vendimit Grupit Parlamentar të datës 15.01.2022 ndaj deputetit Oerd Bylykbashi”, thuhet në shkresë.

Kujtojmë që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të mbajtur në janar të 2022 u vendos për largimin e disa nga drejtuesit në komisione parlamentare, kryesisht mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha. Basha largoi mbështetësit e Berishës, ku mes tyre ishte edhe Bylykbashi.

Zjarr Tv Ad