Protestat e studentëve të mjekësisë, Gjekmarkaj: Qeveria nuk mund të krijojë ‘bujkrobër të lidhur me tokën’

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj nga Komisioni i Edukimit, foli për protestat e studentëve të mjekësisë, të cilët sipas ligjit të ri, janë të detyruar të punojnë 2 deri në 5 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve. Ata që kundërshtojnë, do të duhet të paguajnë një tarifë të lartë studimesh.

Ai u shpreh se në një shtet liberal e demokratik prevalon kushtetuta dhe të drejtat e njeriut, ndërsa shtoi se është e vërtetë që Shqipëria ka nevojë për mjekë, por qeveria nuk mund të krijojë “bujkrobër të lidhur me tokën”.

“Sot në momentin që po flasim studentët e Mjekësisë janë në protestë para Ministrisë se Arsimit. Në nderin e këtij komisioni është një qëndrim mbështetës për këta studentë pa dallim socialistë e demokratë. Ata prej muajsh janë në gjendje segregative. Nuk mund të gëzojnë as shkollën as diplomën as rininë e tyre.

Në një shtet liberal e demokratik prevalon kushtetuta dhe të drejtat e njeriut. E vërtetë që Shqipëria ka nevojë e do këtë nevoje për mjek, por qeveria nuk mund të krijojë ‘bujkrobër te lidhur me token’. Ajo duhet të krijojë mekanizma stimulimi që vullneti i lirë t’i mbajë në Shqipëri dhe jo urdhri e kushtëzimi. Situata e tyre nuk na bën nder”, tha Gjekmarkaj.

Ai u ndal më tej te mungesa e ministrave në Kuvend.

“E dyta për pjesëmarrjen e ministrave në Komisione. Vë re qe ata kanë një përbuzje për parlamentin, një dëlir madhështie, një qëndrim ne hava dhe sikur na thonë ju jeni ca të papunë që merreni me llafe e llogje ne me kauza, me aksione, me pune te pandërprerë. Në rastin më të mire është arrogancë, dhe arroganca është pamja më e mirë e pafuqisë mendore intelektuale e njerëzore. Ata nuk është se nuk konsiderojnë opozitën dhe deputetët e saj po më shumë ju kolegë të mazhorancës qe ju shohin si hunj gardhi. Ardhjen në komisione ministrat e shohin si përtesë si gjë të pavlerë si humbje kohë sikur ne që e kërkojmë e bëjmë enkas për t’i larguar nga veprimi e mendimi i shenjtë, nga puna. Karriera e tyre është legalizuar nga ky Kuvend por edhe mos ekzistenca e tyre këtu shquhet”, u shpreh Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad