Gjekmarkaj nxjerr letrat: Roli i At Gjergj Fishtës në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike SHBA- Shqipëri

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka nxjerrë sot në 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dy letrat që tregojnë rolin e At Gjergj Fishtës në vendosjen e këtyre marrëdhënieve

Gjekmarkaj shkruan se poeti kombëtar pat vizituar Amerikën në Pranverën e vitit 1922 me nxitjen e Vatikanit për disa muaj pikërisht për të lobuar me ndërmjetësimin e kardinalëve dhe senatorëve katolikë njohjen e Shqipërisë! Kjo letër jo e panjohur dërguar sivëllaut të tij françeskan gjuhëtarit At Justin Rrota e dëshmon këtë!

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot është 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Kjo është një ditë e shënuar në historinë e kombit tonë. Mbase data kur mund të thuhet që shqiptari “vojt kah perëndimi” siç shprehej Luigj Gurakuqi kur Shqipëria u bë pavarur formalisht me 28 Nëntor 1912 për të mos ndërruar më drejtim.

Sot në Pallatin e Kulturës në Tiranë me prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore dhe të shkëlqesisë Kim u thanë shumë fjalë entuziazmi, të vërteta e të ndjera. Kryeministri Edi Rama i cili e shfrytëzoi rastin për të bërë edhe politike në kurrizin e kundërshtarëve, citoi si kontribuues në këtë akt Fan Nolin të cilit nuk i duhet hequr asgjë (Nolit) me shumë mirënjohje duke risjellë në kujtesë një bisedë të shkurtër mes Peshkopit dhe Presidentit Uillson.

Por gjithmonë harrohet At Gjergj Fishta shpresoj nga padija për t’ia thënë një fjalë nderi për protagonizmin e tij në këtë ngjarje të vitit 1922! Poeti kombëtar pat vizituar Amerikën në Pranverën e këtij viti me yshtjen e Vatikanit për disa muaj pikërisht për të lobuar me ndërmjetësimin e kardinalëve dhe senatorëve katolikë njohjen e Shqipërisë! Kjo letër jo e panjohur dërguar sivëllaut të tij françeskan gjuhëtarit At Justin Rrota e dëshmon këtë!

Atë që etërit themelues realizuan me shumë mundim duhet ta ruajmë nga çdo mundim për ta cenuar. Me mirënjohje e përulje duhet kujtuar sot edhe At Gjergj Fishta.

Zjarr Tv Ad