Gjendet i pajetë 25 vjecari në Tiranë

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 25 vjeçar është gjetur i pajetë në banesë në zonën e Babrrusë në Tiranës. Mësohet se i riu i ka dhënë fund jetës duke u varur veten, ndërsa është gjetur nga vëllai i tij.

“Me datë 30.11.2020, në rrugën “Halit Haxhia” në Babrru, është gjetur nga vëllai i tij, i vetëvárur në banesë shtetasi A.M., 25 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë për rastin.

Nuk bëhet e ditur nëse i riu vuante nga probleme psikologjike, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad