Gjendet një vajzë e pajetë pranë shkollës në Tiranë, dyshohet nga …

0
330
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vajzë e re është gjetur e pajetë mesditën e kësaj të mërkure e Tiranë, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”. Trupi i vajzës me iniciale G.H është konstatuar në ambientet e një pallati të pabanuar.

Policia e Tiranës ka lëshuar një raport paraprak dhe thotë se dyshimet e para janë se 31 vjeçarja ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike. Ne vendngjarje ka shkuar një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja G. H., 31 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad