Gjergj Luca mbledh demokratë e socialistë në Maliq:Batuta e mesazhe për të punuar bashkë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka mbledhur bashkë demokratë dhe socialistë në Maliq, ku po ndërton qytetin e tij të dytë “Fish City”. Me anë të një videoje, Luca na tregon se një komshiu i tij demokrat në Maliq, i ka bërë dhuratë skulpturën e gruas që ka ndërtuar kooperativën.

“Ky burri këtu është nga Maliqi, komshiu im, është përballë meje, nga krahu i tjetër i lumit e ka shtëpinë dhe hotelin. Kemi bërë biznes bashkë, unë i kam dërguar punëtorët nga Elbasani, ky i ka ruajtur lekët si demokrati më i flaktë i zonës.

Tani ky ka ardhur t’i bëjë peshqesh vëllait të vet demokrat. Dhe shikoni si e kanë shpirtin demokratët. Peshqeshi i parë që mua më vjen në punën time në Maliq po ma sjell ky vëllai im”, shprehet Luca, ndërsa miku i tij rrëfen se ka 43 vjet që e mban në shtëpi atë skulpturë.

Mes batutave me miqtë dhe punëtorët e tij, biznesmeni jep mesazhe të forta për të ringritur Maliqin të gjithë bashkë, demokratë e socialistë. Në mbyllje të videos ai uron edhe njëherë shqiptarët dhe deklaron se do të mirëpresë gjithkënd.

Zjarr Tv Ad