Gjermani/ Një i vdekur dhe 9 të plagosur, makina futet perms turmës

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një makinë u përplas me një grup udhëtarësh që po prisnin një autobus në Recklinghausen. Për pasojë një grua u vra dhe nëntë vetë u plagosën rëndë.

Sipas policisë dyshohet se mund të jetë një sulm i organizuar. Në momentin e përplasjes stacioni i autobusit ishte i mbushur plot me njerëz.

Dhjetë vetë u dërguan në spital në gjendje të rëndë dhe një grua që më vonë ndërroi jetë, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Policia beson se përplasja ishte e qëllimshme, me zëdhënësen Ramona Hörst, që ka deklaruar se se ishin “treguesit e parë të një tentative të mundshme vetëvrasjeje nga ana e burrit që drejtonte makinën”.

Shoferi mbijetoi dhe u nxor nga makina e tij, e shkatërruar nga zjarrfikësit. Incidenti vjen pas një sëri sulmesh në Europë, me agresorë të radikalizuar që përdorin automjete për të sulmuar civilët në Francë, Spanjë, Suedi dhe vende të tjera.

Gjermania pa sulmin më vdekjeprurës nga automjetet në dhjetor të vitit 2016.Dymbëdhjetë vetë humbën jetën dhe 56 të tjerë u plagosën, kur një shtetas tunizian e kaloi kamionin e tij përmes një tregu të Krishtlindjeve në Berlinin qendror.

 

Zjarr Tv Ad