Gjermania kalon në izolim total deri më 31 janar…

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjermania, ka vendosur që të zgjasë izolimin total të vendit, deri më 31 janar. Ky lajm, është dhënë nga vetë kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka deklaruar se; shkollat dhe kopshtet, do të qëndrojnë të mbyllura deri në të njëjtën datë.

Qeveria njoftoi se; shumica e dyqaneve jo-ushqimore, bare, restorante, objekte kulturore, do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj periudhe. Ne duhet të zvogëlojmë më tej kontaktet me njerëzit në mënyrë që të luftojmë” pandeminë, ka thënë  Kancelarja Merkel.

Sipas rregullave të reja, njerëzit nuk do të lejohen të udhëtojnë në zonat norma të larta të infeksionit.

Ndërsa, personat që mbërrijnë në vend dhe që kanë ardhur nga një destinacion që konsiderohet me rrezik të lartë, do të duhet të japin dy rezultate negative të testit, dhe do të qëndrojnë në karantinë të detyrueshme pesë ditore, e në rastet kur testi i parë është negativ.

Zjarr Tv Ad