Gjermania propozon shpërndarjen e refugjatëve që shpëtohen në Mesdhe

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas refuzimit të Italisë dhe Maltës për të lejuar ankorimin në portet e tyre të anijeve të shpëtojë imigrantë në Mesdhe, Gjermania propozon shpërndarjen e tyre mes vendeve që duan të ndihmojnë. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas nuk do të presë më për shkak të bllokadës së disa vendeve në politikën e refugjatëve. 

Gjermania propozon shpërndarjen e refugjatëve që shpëtohen në Mesdhe mes vendeve që duan të ndihmojnë. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas nuk do të presë më për shkak të bllokadës në politikën e refugjatëve.

“Ne duhet tani të bashkëpunojnë me ato shtete, që janë të gatshme t’i pranojnë refugjatët, të gjithë të tjerët janë të ftuar të marrin pjesë,” tha Maas.

Ministri shtoi se Gjermania është e gatshme të japë një kontribut thelbësor dhe të garantojë pranimin në vazhdimësi një kontingjenti të caktuar të të shpëtuarve”.

Berlini po kërkon të ndërtojë aleancë të vendeve të gatshme për të ndihmuar me anë të një mekanizmi të detyrueshëm shpërndarjeje.

Reagimi gjerman vjen pas refuzimit të Italisë dhe Maltës për të lejuar ankorimin në portet e tyre të anijeve të shpëtojë imigrantë në Mesdhe.

“Kësaj bllokade duhet t’i jepet fund”, kërkoi Maas. “As të shpëtuarit dhe as ata që shpëtojnë nuk mund të presin aq gjatë deri sa të jetë i gatshëm edhe vendi i fundit në BE,” theksoi ministri i Jashtëm gjerman.

Të enjten e javës së ardhshme ministrat e Punëve të Brendshme dhe ata të Drejtësisë të Bashkimit Europian do takohen për këtë çështje në Helsinki. Shpëtimi i refugjatëve në Mesdhe dhe shpërndarja e tyre kanë shkaktuar debate të fortë brenda bllokut.

Sipas Organizatës Botërore të Migracionit, që nga fillimi i këtij viti kanë humbur jetën 682 imigrantë, 426 prej të cilëve në përpjekje për të kaluar nga Libia në Europë.

 

Zjarr Tv Ad