Gjesti fisnik i polakes: Shiti medaljen e Tokyo 2020, për të financuar ndërhyrjen në zemër të një fëmije 8 muajsh…

0
169
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sportistja polake e hedhjes së shtizës Maria Andrejczyk, nxorri në ankand medaljen e argjendtë që ajo fitoi në Tokio 2020, për të ndihmuar në financimin e një operacioni në zemër për t’i shëtuar jetën në SHBA një fëmije tetë muajsh, që nuk e kishte takuar kurrë. Atletja olimpike arriti të sigurojë 130,000 euro, pothuajse gjysma e kostos së të gjithë operacionit (280,000).

25-vjeçarja ka shpjeguar në profilet e saj sociale arsyen e gjestit fisnik: “Nuk m’u desh shumë kohë për të vendosur, ishte mbledhja e parë e fondeve në të cilën mora pjesë dhe e dija se ishte e duhura – shkroi ajo -. Miloszek ka një defekt serioz në zemër dhe ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjike. Për këtë arsye unë po e nxjerr në ankand medaljen time të argjendtë olimpike”.

Andrejczyk mundi kancerin e kockave me të cilin u diagnostikua në 2018 dhe fitoi një medalje argjendi në Lojërat japoneze, pasi përfundoi e katërta në Rio 2016.

Zjarr Tv Ad