Gjikondi për PD e Alibeajt: Emrat janë humbës që vulosin përçarjen e PD

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Enkelejd Alibeaj mblodhi kryesinë e PD-së për të diskutuar për mënyrën e daljes në zgjedhjet lokale. Janë propozuar dy emra për garën elektorale për Tiranën. Bëhet fjalë për Roland Bejko dhe Jonila Godole, anëtarë të kryesisë së PD.

Siç raportohet, është diskutuar gjithashtu edhe për emra të tjerë si Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi, Flutura Açka dhe Rudi Erebara ndonëse këta kanë shprehur qëndrimin për të dalë me një kandidat të përbashkët. Lidhur me këtë i diskutua sot në “News Line” në ABC News.

Në një lidhje live me gazetaren Viol Xhafaj, juristja Brizida Gjikondi tha: “Të gjitha këto emra, sidomos për Bejko dhe Godole, pavarësisht se janë emra që mbartin një histori dhe kanë një lidhje me filozofinë e PD, të tre emrat janë humbës që vulosin përçarjen e PD dhe humbjen e saj jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipërinë.”, tha ajo./abcnews.al

Zjarr Tv Ad