GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

GJKKO shpall të pafajshme Anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiften.

GJKKO hodhi poshtë kërkesën e SPAK. Organi i akuzës kishte kërkuar 1 vit burg për dy akuzat e ngritura ndaj anetares se KPK, falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie.

GJKKO VENDOSI:

  1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Etleda Rustem Çiftja, për kryerjen e
    veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit
    Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
  2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Etleda Rustem Çiftja, për kryerjen e
    veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i
    rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
Zjarr Tv Ad