Gjykata lë në burg përjetë Fadil Kasemin, qëlloi ish-gruan gjyqtare

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm, Fadil Kasemin për vrasjen e bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi.

Gjatë seancës, mbrojtja pretendoi rrëzimin e akuzës së rrëmbimit, ndërsa Kasemi pranoi krimin, ku kërkoi lehtësimin e masës së dënimit.

Avokati Ilia Ilia në fund kërkoi nga gjykata dënimin e tij në një total prej 25 vite.

Kasemi gjatë fjalës së tij tha se ishte penduar për krimin e kryer, teksa kërkoi që në argumentimin e vendimit të merreshin parasysh edhe arsyet që e kishin çuar drejt këtij akti makabër.

Mësohet se mbi Kasemin rëndojnë tre akuza, “vrasje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim e mbajtje peng personi”. Ngjarja e rëndë u shënua më 31 gusht 2017 pranë shtëpisë ku banonte Fildesi me fëmijët dhe prindërit e moshuar.

Fildes Hafizi u qëllua në makinën e saj me dy plumba nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi me të cilin kishte më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.

I pandehuri e kishte kërcënuar dhe më herët gjyqtaren me armë në prani të fëmijëve.

 

Zjarr Tv Ad