Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata e Durrësit ka lënë në masën ‘arrest me burg’ shtetasin Elvis Gaçaj, i njohur ndryshe edhe si një nga anëtarët e klanit kriminal ‘Duka’ që akuzohet edhe për vrasjen rreth një muaj më parë të ish-policit, Santiago Malko.
Gaçaj është një nga personat e dyshuar për vrasjen e Malkos.
Në momentin e ndalimit atij iu gjet në makinë një armë zjarri.
Ai e ka mohuar që arma e gjetur në makinë të jetë e tij.
Gjykata ndërkohë ka lënë të lirë shtetasin Klajdi Driza, i cili ndodhej në një makinë me Elvis Gaçaj në momentin e arrestimit.