Zëri i protestës së Unazës së Re: Gjaku në gju të vejë, shtëpitë nuk i lëmë!

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas arrestimit të 6 banorëve të Astirit për shkak se kanë protestuar duke bllokuar rrugën, orët e natës në këtë zonë tashmë janë shndërruar në orë terrori, për shkak të pranisë mjaft të madhe të Policisë.

Në një komunikim me Fax News, një prej zërave më rezistencë të protestës, Lindita Protoduari është shprehur se ndaj tyre u sollën si nazistë, pa u dhënë asnjë mundësi komunikimi, nga përfaqësuesit e shtetit.

“Ne kemi qenë mbi 15 veta të shoqëruar dje në Polici.

Dy nga banorëve iu kërkuan sendet personale, dhe donin që t’i mbanin të ndaluar. Por për shkak të problemeve të tyre shëndetësore i lanë të lirë.

I  bëjmë thirrje shtetit shqiptar që të vijë dhe të flasë më banorët, të mos i fusë në burgje, por të burgosë kriminelët.

Gjaku në gju të vejë, ne nuk i lëmë. Na kanë vënë një kryq, dyerve, si të ishim nazistë, po zërin tonë nuk na e shuan njeri”, u shpreh Protoduari.

Zjarr Tv Ad