‘Gjynah, gjithë kjo divë të përfundojë kështu’/ Irma Libohova përplaset me ndjekësen  

0
386
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Vera është periudha e artë e artistëve shqiptarë me koncerte të shumta.

Irma Libohova është një ndër ikonat e muzikës shqiptare e cila sapo e ka deklaruar të mbyllur këtë sezon intensiv për të. Ajo ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj disa momente nga atmosfera e dasmave të fundit ku ka kënduar.

Të shumtë kanë qenë ndjekësit të cilët e kanë përgëzuar artisten për punën e saj, por vëmendjen e ka marrë një koment, që nuk i ka shpëtuar as Irma Libohovës.

‘Gjynah, gjithë kjo divë të përfundojë në dasma,’-shkruan komentuesja.

Këngëtarja zgjodhi t’i përgjigjet ndjekësit duke mos iu përgjigjur.

‘Do i lë këta njerëy që shohin këtë post të të përgjigjen ty,’-ka replikuar Irma.

Ndërsa kujtojmë që sa i përket jetës personale, prej shumë kohësh tashmë këngëtarja nuk flet me motrën e saj Eranda Libohovën. Krisja e marrëdhënies së tyre u vu re nga fakti se ato të dyja nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në ‘’Instagram’’ dhe madje dyshimet u shtuan më së shumti kur Eranda Libohova u dekoruar me çmimin ‘’Mjeshtëri i Madh’’, në festën që organizoi me rrethin e ngushtë shoqëror, nuk u pa prezenca e motrës së saj, Irmës.

Madje para disa vitesh në një tjetër intervistë ajo deklaroi se me motrën e saj nuk flet për jetën e saj private dhe se shprehet më lirshëm me një mikeshën e saj më të ngushtë.

Zjarr Tv Ad