Gjyqtari Arjan Aliaj jep dorëheqje nga drejtësia, KPK i ndalon ushtrimin e profesionit për 15 vite

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqtari Arjan Aliaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi që të ndërpresë vetingun ndaj Aliajt si dhe të ndalojë riemërimin e tij në sistemin e drejtësisë në pozicione që kërkojnë statucin e magjistratit për një periudhë 15-vjeçare.

Trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirko dhe anëtar Roland Ilian ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin e Tiranës Arjan Aliaj.

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit thuhet se gjyqtari Aliaj e ka dhënë dorëheqjen pasi kishin kaluar me shumë se dy vjet nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar ndaj tij. Sipas KPK, Aliaj ishte njoftuar me 27 shkurt 2020 për fillimin e procesit të vetingut.

Në maj të 2022-it, gjyqtari Aliaj ka paraqitur pranë Komisionit kërkesë për pezullim të hetimit administrativ, deri në shqyrtimin e kërkesës për heqje dorë nga detyra që e kishte paraqitur në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ.

Pasi Komisioni është njohur me vendimarrjen e KLGJ-së për pranimin e dorëheqjes së Aliajt, deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, si dhe me faktin se ky vendim nuk është ankimuar prej tij, e ka ftuar subjektin për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore./news.bomb

Zjarr Tv Ad