Pas tensioneve në veri të Kosovës/ BE-ja e konfirmon zyrtarisht: Kurti dhe Vuçiç të ftuar në Bruksel! Problemet duhet të adresohen përmes…

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka konfirmuar për Klan Kosovën që kryeministir Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç janë ftuar në Bruksel.

Ai po ashtu deklaroi që veprimet e pakoordinuara dhe të njëanshme në situatën në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.

“Bashkimi Evropian po e përcjell për së afërmi dhe me shqetësim situatën në veri të Kosovës”, ka thënë Stano.

“Të gjithë që janë të përfshirë duhet të rrinë të qetë, dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe njëanshëm që e rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes të të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë.

“E vetmja mënyrë për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave. BE-ja ka qenë dhe mbetet në kontakt të afërt edhe me Kosovën, edhe me Serbinë, për qetësimin e tensioneve, dhe në koordinim të afërt me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, posaçërisht  me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Stano konfirmoi që BE-ja i ka ftuar të dyja palët në Bruksel për të diskutuar, dhe shtoi se propozimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borrell, e kishte propozuar shtyrjen e masave dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin kishte mbështetur plotësisht.

“Pasi Kosova ka pranuar kërkesën e Përfaqësuesit të Lartë/Zëvendëspresidentit Borrell dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i shtyrë masat e planifikuara lidhur me targat dhe letërnjoftimet, për heqjen e të gjitha barrierave, BE-ja i ka ftuar të dyja palët në Bruksel për ta diskutuar rrugëtimin përpara”, ka thënë Stano për Klankosova.tv.

“Të gjitha problemet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”.

“Përqendrimi duhet të kthehet te normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, e që është thelbësore për rrugët përkatëse të integrimit”.

“Propozimi  i Përfaqësuesit të Lartë/Zëvendëspresidentit Borrell ishte për shtyrjen e masave për targa dhe letërnjoftime dhe për t’u takuar ndërkohë në Bruksel për të diskutuar rrugëtimin përpara”.

“Propozimi u mbështet plotësisht nga Shtetet e Bashkuara”.

Më herët gjatë ditës kryeministri tha se ende nuk kishte marrë ftesë nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, për takimin me presidentin serb./ Marrë nga KlanKosova

Zjarr Tv Ad