Byroja e Kuvendit ka vendosur sot të përjashtojë me 10 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Endri Hasa.
Ky i fundit ka goditur dy herë me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë seancës së sotme.
Byroja e Kuvendit ka vendosur që deputeti demokrat të mos jetë më pjesë e punimeve të Kuvendit, për këtë sesion parlamentar, si dhe ndaj tij do të zbatohet masa me gjobë për 10 ditët që nuk do të jetë prezent në punimet e Parlamentit.
Në kohën që Kryeministri nisi fjalën , deputeti i PD është ngritur nga vendi dhe është ka shkuar drejtë foltores.
Ai e goditi herën e parë kryeministrin Edi Rama me vezë, duke e prekur në kraharor.
Ndërkohë që pas kësaj goditje ai është rrethuar nga forcat e gardës, në tentativën e dytë, ai ka hedhur sërish një vezë, por duke i kaluar fare pranë kreut të qeverisë.