Goditi Sali Berishën me grusht në fytyrë, Gerti Shehu del me kërkesën urgjente …

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i 31 vjeçari Gert Shehu ka dorëzuar ankimimin ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që e la atë në burg.

Shehu akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosjes së lehtë me dashje ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.Mbrojtja kërkon zbutje të masës së sigurisë dhe hetimin e tij në një masë më të lehtë se ajo e arrestit me burg.

Gert Shehu goditi me grusht në fytyrë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në protestën e 6 dhjetorit në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Truprojat e ish-kryeministrit reaguan menjëherë duke e qëlluar me grushte e shkelma, ndërsa ai u dërgua për mjekim te Trauma.

Të nesërmen Polcia i komunikoi masën e arrestit me burg. Ndërkohë Berisha tha se e kishte falur dhe bëri thirrje që të lirohet, pasi sipas tij ishte një mjeran i futur nga individë të tjerë.

Zjarr Tv Ad