Gold Ag në Ditën e Flamurit bëhet baba për herë të parë/ Ja çfarë emri i vë djalit

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në ditën e festës së flamurit, reperi kosovar Gold Ag është bërë baba për herë të parë.

Këtë lajm të gëzuar, e ka dhënë vetë reperi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Çifti janë bërë prindër të një djali, të cilin për shkak të datës që ka lindur (28 nëntor) ata e kanë pagëzuar me emrin Gueril.

“Falenderimi i takon Krijuesit te qiejve dhe tokes, qe sot mua dhe nusen time na furnizoi me nje djale.O Allah o Zoti im ty te takon falenderimi, o Zoti im gezoj te gjithe ciftet qe e kerkojne kete dhurate prej teje.Biri im ti linde ne nje dite te vecante per mua, por edhe per mbare popullin shqiptare.Ne kete date gjithmone e festuam festen e flamurit, festuam me vone edhe daljen publike te Ushtrise Clirimtare te Kosoves.Ne kete date lindi nje njeri i madh qe fal pushkes se tij ti sot linde ne liri bire.Djali i babes ti erdhe me 28 Nentor ne ditelindjen e Adem Jasharit.Emrin tend e vendosi edhe data jote, e gezofsh emrin GUERIL, e paq shendetin dhe jeten e gjate, qofsha krenar me ty e jetofsh i lire ne token tende djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos me largo nga meshira jote dhe me bej rob falenderues.”, ka shkruar Gold Ag në postim.

Zjarr Tv Ad