Grabitja dhe plagosja e pronarit të exchange, si e kapi polici i rrugores të dyshuarin

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grabitje e dhunshme u shënua mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku dy persona i grabitën një shumë të konsiderueshme parash, pronarit të një pike këmbimi valutor.

Pronari i exchange, Agron Shima 60 vjeç, po lëvizte me motor, teksa dy persona e kanë ndjekur nga pas po me motor duke e goditur me levë në trupo dhe kokë në rrugën e “Barrikadave”.

Për pasojë Shima ka humbur kontrollin, duke bërë që të dyshuarit ti marrin shumën e parave mendohet rreth 60 mijë dollarë.

Të dyshuarit kalë lëvizur me shpejtësi për tu larguar me motor, por një efektiv i policisë rrugore, iu ka bërë shenjë që të ndalojnë.

Kështu duke hasur në kundërshtinë e tyre, polici është hedhur mbi motor, duke bllokuar njërin prej grabitësve, teksa në ndihmë i ka ardhur edhe një efektiv tjetër.

Sakaq i dyshuari tjetër ka mundur të largohet, bashkë me shumën e parave.

Aktualisht vijon puna për kapjen e të dyshuarit tjetër, ndërkohë që pronari i exchange, është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Zjarr Tv Ad