Grabitje me armë zjarri në Rinas

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rinas. Informacionet e para flasin për një grabitje me armë zjarri.

Dyshohet se autorët të veshur me rroba ushtarake kanë grabitur një makinë blind të transportit të parave.

Nuk ka ende informacione zyrtare nga policia dhe as emra. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Po kështu është bllokuar rruga dhe patrulla të shumta janë vendosur në pika kyçe. Dyshohet se autorët kanë qenë me një mjet tip furgon dhe janë larguar drejt Rinasit.

 

Zjarr Tv Ad