Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë greke, mes të cilëve tre janë shqiptarë.
Gjithashtu policia greke ka sekuestruar 93 kg marijuanë, ndërsa të arrestuarit mësohet se janë pjesëtarë të një grupi të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi.Dy prej shqiptarëve të moshës 31 dhe 52-vjeç kishin rol trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas transportin drejt Selanikut, ku ja dorëzonin pjesës tjetër të grupit.Ndërkohë ndalimi i tyre është bërë në Selanik gjatë shkëmbimit të një sasie droge ku janë pikasur 5 nga trafikantët, ku arritën të kapnin tre prej tyre, dy shqiptarë të moshës 31, 52 vjeç dhe një grek 51-vjeç.Dy grekë të tjerë 35 dhe 64-vjeç u larguan me makinë por u kapën me vonë në rrugën kombëtare Selanik-Moudiana. Gjithashtu në këtë operacion janë sekuestruar 52 kg 728 gram marijuanë dhe 1150 euro.