Grida Duma dhe Jorida Tabaku “krahu i djathtë” i Bashës/ Ja emrat e rinj…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike bëhet me katër nënkryetarë, ku dy prej tyre janë gra. Kështu është vendosur në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar. Kanë marrë miratimin për të qenë nënkryetarë të PD dhe njëherësh “krahu i djathtë” i Bashës, demokratët Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rrushaj dhe Enkelejd Alibeaj, transmeton News24.

Ndër të tjera, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, është votuar për kryetar të këtij Këshilli Edi Paloka, duke zëvendësuar Bujar Nishanin, ndërsa është rikonfirmuar në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Njoftimi i plotë:

Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile. Deputet i Tiranës, juristi Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar. Nënkryetarë te Grupit Parlamentar te PD-se: Ervin Salianjin dhe Luçiano Boçin. Detyra e Zëdhënësit të Grupit i është besuar Orjola Pampurit, ndërkohë që ajo e Sekretarit të Grupit Parlamentar, deputetit të ri të Vlorës Arbi Agalliu. Drejtuesi politik i Qarkut të Fierit Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit, dhe njëkohësisht nënkryetar i PD. Rikonfirmohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Edi Paloka, do të propozohet për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Deputetja e zgjedhur, Flutura Açka është nominuar për një post të rëndësishëm, atë të Kryetares së Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Jemin Gjana, është nominuar si Kryetar i Komisionit Zgjedhor. Për Sekretare për Pronarët dhe çështjet e pronave, Basha ka nominuar Ledina Mandian. Ndërsa Jonila Godole, një prurje e re në Partinë Demokratike, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politik, fushë në të cilën ka një kontribut të madh prej shumë vitesh. Basha ka krijuar Sekretariatin për Klimën e Biznesit, për të cilin është propozuar emri i Drejtuesit Politik të Qakut Kukës, si dhe sipërmarrësit Flamur Hoxha. Sekretariati për votën e emigranteve që krijohet për herë të pare, është propozuar të drejtohet nga Belind Kelliçi. Oriela Nebiaj, do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere. Për Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me Publikun, janë nominuar dy zonja, Arta Sakja dhe deputetja e Shkodrës Greta Bardeli. Për postin e Sekretarit Organizativ, është propozuar z. Ervin Minarolli, ndërkohë që
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, emri i propozuar është Ivi Kaso. Për herë të parë krijohet Sekretariati i Koordinimit Elektoral, si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital. Për këto dy poste janë nominuar Taulant Zeneli dhe Endri Hasa. Studiuesja dhe pedagogia Enriketa Papa, është emëruar nga kreu i PD për pozicionin e kryetares së Fondacionit për Liri dhe Demokraci. Deputetët janë ndarë në 8 komisone, ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:

Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi. Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti

Zjarr Tv Ad