Alban Xhaferi president i VLLAZNISË, Bashkia Shkodër njofton shitjen e 100% të aksioneve

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alban Xhaferi është zyrtarisht presidenti i Vllaznisë. Bashkia e Shkodrës ka shitur 100 përqind të aksioneve të klubit në shumën 63,750,000 lekë.

Pas ankandit që ka nisur në muajin mars dhe është zvarritur për shkak të procedurave dhe ankesave, operatori shitës dhe Komisioni i Prokurimit Publik njoftojnë se tanimë Vllaznia e ka një “Zot” dhe ai quhet Alban Xhaferi.

Periudha e ankandit dhe fituesi dolën me vonesë për shkak të ankesës së njërit prej biznesmenëve në garë. Almiro Gurakuqi ankimoi vendimin e Bashkisë Shkodër në KPP dhe më pas në Gjykatën Administrative të Tiranës, me këta të fundit që lanë në fuqi vendimet e Bashkisë si pronare, duke i parë si të ligjshme.

Tanimë Xhaferi merr presidencën, ndërsa për një vit ka qenë sponsor i ekipit. Pritet që Vllaznia të ketë një administrim evropian, me pronarët e rinj që do administrojnë stemën dhe Akademinë. Stadiumi “Loro Boriçi” do jetë nën administrimin e Bashkisë dhe do jepet në formë sponsorizimi për klubin, njëjtë si terrenet sportive.

Njoftimi:

Bashkia Shkodër njofton fituesin ankandit me objekt “Shitje e aksioneve të K.F.Vllaznia Sh.A. ne masën 100%”: Bashkimin e kandidatëve blerës/Operatorëve Ekonomik “ALBASPORT & ENTERTAINMENT,sh.p.k & ALBAPHOTO, sh.p.k., me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi. Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 lekë.

Autoriteti shitës, Bashkia Shkodër zhvilloi proceduren e ankandit më datë: 09.03. 2021 , ora 10.00, me proçedurë të hapur për shitjen e aksioneve e Klubit të Futbollit “VLLAZNIA” sh.a, në masën 100%. Vlera fillestare e shitjes me ankand 50,794,000 lekë.Kanë qenë pjesëmarrës në proçedurë ofertuesit listuar më poshtë me vlerat përkatëse të ofruara:

Bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia Albania shpk, me vlerë 45,833,333 (dyzet e pesë milion e tëtëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind tridhjetë etre) lekë pa TVSH.55,000,000 (pesëdhjetë e pesë milion) lekë me TVSH.

Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk, me vlerë 150,000,000 (njëqind e pesëdhjetëmilion) lekë.

Bashkimi i operatorëve ALBASPORT & ENTERTAINMENT, shpk, dhe ALBAPHOTO, shpk, me vlerë 62,500,000 (gjashtëdhjetë e dy milion e pesëqind mijë ) lekë.

Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:1. Bashkimi I operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe CarpathiaAlbania shpk.2. Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk,

Në përfundim të proçedurës së plotë të ankandit , informojmë se bashkimi e kandidatëveblerës-“ALBASPORT & ENTERTAINMENT, sh.p.k dhe ALBAPHOTO,sh.p.k, me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi është fitues.

Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 (gjashtëdhjetë etre milion e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.Ky njoftim është botuar në Buletinin nr. 130 të Agjencisë së Prokurimit Publik, sot më datë 30 Gusht 2021.

Zjarr Tv Ad