Kandidon për Kryesinë e Partisë Demokratike, Julian Deda: Basha e vendosi, do ta dua Shqipërinë mbi partinë

0
2223
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Julian Dedaka falenderuar Lulzim Bashën dhe forumet e partisë që e kanë vendosur të jetë një nga kandidatët për kryesinë e PD-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Deda shkruan se është mirënjohës dhe kushdo që e voton duhet të kuptojë se opozita është vokacion personal që nuk varet nga situata, duke shigjetuar indirekt të gjithë kritikët e Bashës, ku disa prej tyre edhe janë larguar nga partia.

“Sot PD dhe Kryetari Basha, kane vendosur qe une te jem njeri nga kandidatet per kryesine e kesaj partie. Duke ditur fort mire rendesine e ketij forumi vendimarres, jam mirenjohes per vleresimin. Paraprakisht dua te falenderoj çdo anetare te Keshillit Kombetar qe do me votoje, gjithashtu faleminderit edhe atyre qe mendojne te kunderten, gjithsesi per mua opozita eshte vokacion personal dhe i pandalshem.

P.s. Si do qe te shkoje, nje gje e kam te qarte, gjithmone do te dua Shqiperine me shume se partine..!”, shkruan Deda.

Zjarr Tv Ad