“Grida Duma, Nora e Kelmendit”- Berisha sqaron deklaratën: Do mbahet mend për përgjigjen që i dha Ramës! Sa i takon bukurisë, le t’ia lëmë piktorëve! Pas 100 vjetësh…

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi Grida Dumën, si Nora e Kelmendit një fisnike shqiptare e shekullit të 17. Berisha sot sqaroi deklaratën duke thënë se Duma tregoi guxim pasi i dha një përgjigje epike Ramës dhe për këtë ajo do të mbahet mend dhe do të kujtohet pas 100 vjetesh.

Berisha u shpreh se Duma bëri një akt të jashtëzakonshëm, ndërsa sa i takon cila ishte më e bukur, Nora apo Grida këtë – Berisha tha se ketë “t’ua lëmë piktorëve, artistëve ti përshkruajnë”.

“Unë do përgjigjem me të vetmen kërkesë ndaj jush, që ta gjykojmë këtë fjalë timen pas 100 vitesh. Ata që do lexojnë, cfarë do gjejnë pas 100 vitesh? Do gjejnë një grua, e cila i vuri kësulën që meriton pashait, më të merituarën dhe do shohin se ky pasha përdori një gjuhë që nuk mund ta përdorte kurrë në atë Kuvend.

Përveç kësaj ky pasha, dy vjet më parë në fushatë i lejoi vetes një akt rrugaçërie ndaj saj.

Grida Duma u ngrit në zenitin e guximit, mençurisht shfrytëzoi momentin e deklaratës së tij dhe i dha përgjigjen më epike. Nëse nuk e dimë se çfarë ndodhi me Vuc Pashain nga thika e Norës, shqiptarët do ta dinë se cfarë ndodhi me gojën e Edi Ramës nga përgjigja e Grida Dumës.

Shqiptarët do të mbajnë mend përgjigjen epike. Tani nuk po merrem me lukun e Norës dhe lukun e Gridës, por u mora me guximin e tyre. Nora ishte guximi në atë qëndresë, por edhe Grida simbol i një guximi. Ajo bëri një akt të jashtëzakonshëm dhe unë e kam thëne për guximin që tregoi. Sa i takon cila ishte më e bukur, Nora apo Grida këtë t’ua lëmë piktorëve, artistëve ti përshkruajnë”, tha Berisha në Syri Tv.

Zjarr Tv Ad