GRUPI H/ Ndaj Francës për surprizë, Islanda ndeshja që duhet fituar

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

4 ndeshje, 2 fitore 2 humbje 0 barazime, 6 pikë dhe vendi i 4-ët në tabelën e klasifikimit. Mbase nuk është ky maksimumi i mundshëm që Shqipëria mund të merrte në kualifikueset “Euro2020” por është një ecuri e cila mban ende gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm. Ardhmja e Edi Rejas në stolin kuqezi mban dhe më shumë ndezur këtë shpresë por dy ndeshjet e radhës pritet ti japin më shumë formë këtij objektivi.

Më 7 shtator, Shqipëria udhëton në Francë për tu përballur me kampionët e botës, një transfertë ku vetëm një mrekulli mund të bëjë që të dalim me pikë. Për vetë situatën ku ndodhet ekipi i Deschamps, me 9 pikë në krye të klasifikimi, po aq sa edhe Turqia e Islanda, e bën për Francën këtë sfidë një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht. Me statusin e ekipit surprizë, Shqipëria nuk ka çfarë humbet nga kjo transfertë por llogaritë ndryshojnë shumë pas 3 ditësh. Më 10 shtator ekipi kuqezi pret Islandën në “Elbasan Arena”, një ndeshej që për Shqipërinë është jetike. Nëse dëshirojmë të vazhdojmë të shpresojmë për një kualifikim të mundshëm në “Euro2020”, ndaj ishullorëve është një sfidë që vlen vetëm 3 pikët.

As kalanderi nuk është në favor të Shqipërisë pasi në dy sfidat e radhës, Turqia, e dyta në grupin H, luan kundër Andorrës dhe Moldavisë. Po ashtu edhe Islanda pret Moldavinë dhe luan më pas më Shqipërinë në transfertë. Në këto kushte për Shqipërinë, ndaj Islandës është një ndeshje ku luajmë gjithçka për gjithçka.

Zjarr Tv Ad