“Grupi i Rithemelimit ta nxjerrë Bashën nga zyra”/ Elezi: Nuk mund të kenë frikë nga 30 spurdhjakë

0
435
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kreu i PD Kukës Ibsen Elezi ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin blu, ku theksoi se Kuvendi i 11 dhjetorit ishte legjitim dhe për këtë nuk ka nevojë për certifikim. Në një intervistë për media, Elezi deklaroi se vullneti i demokratëve u ratifikua në referendumin që u mbajt ditën e djeshme për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

“Kuvendin e 11 dhjetorit duhet ta certifikonte struktura drejtuese e PD, kurse ketë referendum e justifikon G29 e ka tashmë e ka barrën e vendimit. Sepse, është strukturë si një kuvend legjitim, dhe ka pasur transparencë në gjithë atë proces të kuvendit të 11 dhjetorit. Nuk ke se si ta delegjitimosh atë, ndërsa lidhur me këtë referendum nuk ke asnjë mundësi reale të krijosh hipoteza rreth saj. Procesi ka qenë korrekt, s’ka nevojë ta certifikosh përveç se të vullneti i anëtarësisë e cila kaloj kuorumin përpos në vendimmarrje edhe në ratifikimit të datës 18 dhjetor”, tha ai.

Meqë sipas Grupit të Rithemelimit, Partia Demokratike tashmë nuk e ka ende një kryetar, përgjegjësia sipas Elezit, i bie Komisionit për Rithemelimin e PD-së, që ai i identifikon si G29. Sipas tij, tani tashmë e kanë detyrën të shkojnë në selinë e PD dhe të nxjerrin Lulzim Bashën nga aty, e jo Sali Berisha, sepse ai nuk është ende kryetar i saj.

“E kuptoni sa diskredituese, a ofenduese është kur rreth 2 mijë është kapaciteti i ulëseve në Pallatin e kongreseve, dhe këta thonë është mbi 4 mijë numri, si mud ta quash legjitim, por kjo nuk besoj se është temë diskutimi, Basha është i kapitulluar, çfarë mund të rezistoj më te ai. G29 ka tashmë përgjegjësinë të veproj konform vendimit të referendumit. Kur ata s’mund ta zbatojnë atë vendimin e parë si njerëz legjitim, si mund ta rrëzojnë ata Edi Ramën, G29 duhet të shkoj ta marrë zyrën, këta janë të detyruar ta marrin zyrën në dorëzim. Pra Grupi i Rithemelimit prej 29 personave, jo Berisha, sepse ata janë themelues, Berisha ende nuk është i zgjedhur si kryetar. Basha s’mund të mbaj më zor, me peng atë parti, Aty brenda s’janë 300 spartanë, por aty s’janë as 30 spurdhjakë, që duhet të ikin”, tha Elezi.

Zjarr Tv Ad