Grusht shteti!

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PL, Petrit Vasili, e ka cilësuar “grusht shteti”, uzurpimin e Kuvendit nga Garda e Republikës. Duke komentuar skenat e pazakonta që u panë sot përpara Kryesisë së Kuvendit, Vasili nënvizoi:

“Grusht shteti, Kuvendi pushtohet nga Garda! Në korridoret e Kuvendit, jashtë Kuvendit dhe në çdo qoshe ka vetëm gardistë. Pushtimi i parlamentit nga Garda është fakt. Republika parlamentare është nën atakun e mafies qeveritare.

Deputetëve u bllokohet hyrja nga gardistët. Derës së Kuvendit i është vënë shuli i hekurit për të ndaluar opozitën. Skena të neveritshme të militarizimit të Kuvendit nga Rilindja. Ky është grusht shteti dhe rrëmbimi i Kuvendit ka ndodhur. Qeveria dhe maxhoranca kanë dalë jashtë ligjit me veprimet puçiste të tyre.”

Zjarr Tv Ad