Guaido kërkon ndihmën e partnerëve për të rrëzuar Maduron

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësi i opozitës venezueliane Juan Guaido u ka bërë thirrje vendeve të tjera të marrin në konsideratë “të gjitha masat” për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro. Presioni ndërkombëtar po ndikon mbi Maduron pasi përpjekjet e udhëhequra nga opozita për të sjellë ndihmën në Venezuelë u kthyen në një dhunë vdekjeprurëse të shtunën. Të paktën dy vetë vdiqën në përleshje midis civilëve dhe trupave besnikë ndaj zotit Maduro, duke përfshirë një djalë 14-vjeçar. Presidenti ka bllokuar dërgesat e ndihmës për të hyrë në Venezuelë. Ndërkohë Guaidó marshoi me mbështetës të shumtë për të mbledhur dhe transportuar ndihmën nga Brazili në Kolumbi. Veprim ky nxiti përleshje të ashpra kufitare mes vullnetarëve me ushtarët, të cilët hapën zjarr duke përdorur një përzierje të municioneve reale dhe plumbave të gomës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e dënoi dhunën nga “banditët e Maduro” dhe tha se SHBA ishte e gatshme të “vepronte”. Presidenti Donald Trump tha se Uashingtoni nuk e kishte përjashtuar një përgjigje të armatosur.

Të dielën Bashkimi Evropian u bashkua me dënimin. “Ne hedhim poshtë përdorimin e grupeve të armatosura të parregullta për të trembur civilët dhe ligjvënësit që janë mobilizuar për të shpërndarë ndihma”, tha shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini.

 

Zjarr Tv Ad