Habit Donald Trump: “Nëse Joe Biden fiton zgjedhjet unë do të largohem nga vendi”

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë gjatë një tubimi në Georgia se ai mund të largohet nga vendi nëse kandidati i nominuar nga Demokratët, Joe Biden fiton zgjedhjet muajin tjetër.

“Mund ta imagjino nëse unë humbas?”, tha ai të premten. “Unë nuk do të ndihem dhe aq mirë. Ndoshta do më duhet të largohem nga vendi. S’e di”. Shtoi ai.

Trump në mënyrë të përsëritur është tallur me Biden dhe tha se do të ishte e turpshme të humbasësh ndaj ish-nënkryetarit.

New York Times shkruan se Trump është mbrapa Biden në sondazhe, si dhe në kontributet në sondazhe. Biden ka mbledhur një rekord prej 383 milion dollarësh ndërsa Trump 247 milion.

Zjarr Tv Ad