Qytetarët e Zelandës së Re i besojnë kryeministres 40 vjeçare Jacinda Arden një mandat të dytë qeverisës

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E re dhe energjike si ajo. Jacinda Arden e Zelandës së Re ka fituar një mandat të dytë qeverisës në zgjedhje, pikërisht në momentin kur vendi është në krizën e pandemisë.

Me 87% të votave të numëruara, Ardern që përfaqëson Partinë Laburiste ka fituar 48,9% të votave, duke nënkuptuar se partia e saj mund të ketë marrë rezultatin më të lartë që një parti ka marrë që kur ky sistem politik është prezantuar në vitin 1996.

“Sot, Zelanda e Re ka treguar mbështetjen më të madhe për Partinë Laburiste në të paktën 50 vjet” tha Ardern në një fjalim të fuqishëm të fitores kur iu referua kohëve të vështira që ka përballë ky shtet. “dhe unë ju premtoj: ne do të jemi një parti që qeveris për cdo qytetar”.

Koalicionet janë normë në Zelandën e re, ku asnjë parti nuk ka fituar një maxhorancë votash nën sistemin actual.

Opozita është tek 44% të votave dhe është rezultati më I keq që nga 2002.

Votat janë akoma duke u numëruar. Rezultatet finale do të dalin pas tre javësh kur të numërohen edhe votat e atyre që janë jashtë Zelandës së re.

Një nga cështjet për të cilat Ardern u votua më shumë ka të bëjë me sjelljen e qeverisë gjatë pandemisë. Vendi ishte I pari që mbylli kufijtë dhe Ardern lajmëroi mbylljen në mars kur kishte vetëm 102 raste me coronavirus. Zelanda e re raporton vetëm 25 vdekje që kur ka filluar pandemia.

Ardern u bë kryeministre në 2017 kur ishte 37 vjece. Ajo u konsiderua si liderja më e re në botë. Brenda vitit u bë nënë duke qenë kryeministre, duke qenë e dyta lidere politike që ka pasur një ngjarje të tillë, në botë.

Zjarr Tv Ad