Premtimet e kandidatëve për kryebashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, kanë qenë ndër më të ndryshymet, shumë prej tyre të padëgjuara më parë.
Një rast i tillë është edhe premtimi i bërë nga Adil Xhelili, kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Libohovës. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin e tij social ‘facebook’, Xhelili ndër premtimeve të bëra nëse i besohet drejtimi i bashkisë, ka renditur edhe ofrimin falas të shërbimit funeral.
Teksa e ka renditur si një prej premtimeve kryesore, Xhelili shkruan se ofrimi falas i këtij shërbimi do të bëhet si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë Libohovë. Premtimi për ofrimin e shërbimit funeral falas, me të drejtë mund të konsiderohet i pazakontë, për faktin se një shërbim i tillë ofrohet nga agjencitë private të funeralit.