Habit Ngjela: 35% e serbëve katolikë janë shqiptarë me origjinë!

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela në një lidhje “skype” për emisionin “Frontline Interview” në Report Tv foli sa i takon konflikteve etnike në rajon, duke deklaruar se 35% e serbëve katolikë janë etnikisht shqiptarë të cilët janë asimiluar ndër shekuj.

Mes tyre ai përmendi edhe zyrtarë si ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, për të cilin tha se mbiemrin e vërtetë e ka “Daci”.

“Sot në gadishullin ilirik janë 2 shtete shqiptare. Ky fakt e frikëson Serbinë. 35% të serbëve janë shqiptarë katolikë me origjinë. Nuk ka “Daçiç”, Daci është, nuk ka Gjuriç por gjura

Hordhitë turke dhe sllave u sulën në territoret shqiptare që njëri t’i kthente katolikët në ortodoksë serbë dhe tjetri t’i kthente në myslimanë,. Kosova u kthye me fe muslimane, kurse 35% të popullsisë serbe janë ish-katolikë shqiptarë por janë asimiluar. Jam i sigurt se është e vërtetë absolute”, tha Ngjela.

Zjarr Tv Ad