Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Futbolli shqiptar merr një lajm të trishtë mëngjesin e sotëm teksa mësohet se trajneri i Butrinit, Odisea Çipa është ndarë nga jeta.
Specialist dhe trajner i mirënjohur i futbollit shqiptar është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një arresti kardiak. Në ndeshje e fundit ndaj Memaliajt,
i ndjeri u transportua me urgjencë në spital ndërsa sot pasi ndjeu një shqetësim, nuk arriti të përballonte sulmin në zemër.
Çipa, një ikonë e klubit të Butrintit me të cilët ka luajtur edhe si lojtarë teksa u vendos në krye të pankinës së sarandiotëve këtë sezon në Kategorinë e Dytë.
Redaksia ZjarrTelevizion shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të trajnerit dhe klubit të Butrintit.