Klodiana Lala bën deklaratën e fortë dhe: Stela Gugallja u la e lirë nga Austriake, mund të ketë kërkuar azil

0
824
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar ndalimin e Stela Gugalljes ditën e sotme nga autoritetet në Vjenë. Ajo u shpreh se Gugallja është vetëidentifikuar nga drejtësia austriake dhe më pas është lënë e lirë.

Më tej Lala shtoi se nuk  dihet nëse ajo ka kërkuar azil gjatë qëndrimit të saj në Austri, pasi vonesa në shpalljen në kërkim ndërkombëtar, mund ta ketë favorizuar atë.

“Ne kemi patur një takim me drejtueisn e ri të SPAK.Sot na është dhënë një njoftim nga SPAK që konfirmon faktin se ishte nisur një procedurë për ekstradim të Gugalljes.

Ajo është vetëidentifikuar në Vjenë dhe ka kërkuar që të mos ekstradohet, por këtë do ta vendosë gjykata. Autoritetet në Vjenë e  kanë lënë të lirë.

Urdhri i kërkimit të janarit la disa etepa. Unë e kam pyetur avokatin nëse ka kërkuar azil,  ai nuk ma ka konfirmuar një gjë të tillë.

Informacionet janë që edhe Mirel Mërtiri mund të jetë në Vjenë. Vonesa në nxjerrjen e emrave të tyre në kërkim ndërkombëtar, ka favorizuar ata”, u shpreh Lala.

Zjarr Tv Ad