Hapet gara për KQZ e re

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetë ditë pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit, Kuvendi i Shqipërisë ka hapur garën për formimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Legjislativi ka shpallur hapjen e procedurës së aplikimit për Komisionierin dhe Nënkomisioner shtetëror, për 5 anëtarët e Komisionit Rregullator dhe 5 anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Çdo kandidat që plotëson kriteret e vendosura në Kodin Zgjedhor mund të dorëzojë dokumentacionin përkatës në zyrat e Kuvendit deri me 18 shtator.

Në dosjen e tyre përveç dëshmive për aftësitë profesionale duhet të jenë të plotësuar edhe formulari i dekriminalizimit dhe i dekomunistizimit.

Pasi të përfundojë afati i aplikimit Komisioni i posaçëm parlamentar, ku do të marrë pjesë edhe i dërguari i PD, do të kalojë në vetting të gjithë kandidatët që më pas të votohen në seancë plenare.

Komisioneri dhe nënkomisioneri do të votohen të ndarë ndërsa lista me 5 anëtarët e rregullatorit dhe 5 anëtarët e KAS-it do të shkojë në bllok për miratim. i gjithë ky proces duhet të përfundojë deri me 19 tetor, pasi sipas Ligjit të ri zgjedhor pas kësaj data, KQZ e re duhet të nisë punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe implementimin e teknologjisë, një përgjegjës që pritet ta marrë në ngarkim i zgjedhuri i opozitës jashtë parlamentare.

Zjarr Tv Ad