Trafiku i klandestinëve me fuoristrada “Volkswagen Touareg” dhe “Range Rover”

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përdorimi i fuoristradave të cilësuara luksi dhe me xhama  të zi gjithmonë e më shumë po konfimohet si mënyra e re e trafikimit të klandestinëve që synojnë të kalojnë përmes Shqipërisë në rrugën drejt BE.

Këtë skemë përdorën edhe tre të rinj nga Shkodra të arrestuar tashmë për dhënien e ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Burimet policore thanë se në pranga u vunë Luka Preka, Florian Fusha, dhe Kol Gjoli, banues në Shkodër.

Ata u kapën duke transportuar me mjetet tip “Volkswagen Touareg” dhe “Range Rover” 9 emigrantë, drejt Tiranës kundrejt pagesës.

Gushti ka shënuar fluks të klandestinëve në kufi, dukë bërë që edhe policia të intensifikojë kontrollet.

15 të ashtuquajtur taksistë klandestinësh janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri” prej 1 gushtit nga Policia e Korçës.

Ata tentuan të transportojnë 66 klandestinë drejt vendeve të BE.

Pagesat variojnë nga 100 deri në 1000 euro për person.

Ndërkohë 20 deri 40 emigrantë kapen mesatarisht çdo ditë nga forcat e Frontex të vendosura në kufi prej pranverës së kaluar.

Zjarr Tv Ad